Thaçi dhe Pacolli kërkojnë mbështetje nga kryeministri belg

Aktuale

Thaçi dhe Pacolli kërkojnë mbështetje nga kryeministri belg

Më: 17 maj 2018 Në ora: 14:18
Thaçi dhe Pacolli kërkojnë mbështetje nga kryeministri belg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, në kuadër të samitit të Sofjes, kanë takuar kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel, të cilit i ka kërkuar mbështetje edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Hashi ka shkruar në facebook se Kosova dhe Belgjika kanë partneritet të mirë në shumë sektorë.

“Me përvojën e saj, Belgjika e ka mbështetur Kosovën në çdo hap të shtetndërtimit. Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sot kishim një takim bilateral edhe me kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel, ku diskutuam për procesin e integrimeve euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës në botë. Kryeministrit belg i kërkuam mbështetje edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat