Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në facebook ka shkruar rreth masakrës se Jabllanices. ku i pari i kuvendit ka cekur se do ta vazhdojnë amanetin e tyre për liri
Veseli tutje ka shtuar se do ta bëjnë shtetin adresë të sigurtë për çdo qytetar të Kosovës.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:
Kur një ditë do të shkruhet historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jabllanica do të jetë një faqe e ndritur e saj. Djemtë dhe vajzat e Jabllanicës e të rrethinës së Gjakovës ishin ndër të parët që ju përgjigjen kushtrimit që u dha në Prekaz e Gllogjan. Sot ne nderojmë kujtimin e sakrificës së tyre, dhe njëkohësisht zotohemi në vazhdimin e amanetit të tyre, për ta mbrojtur lirinë e fitur me mund e gjak, për ta zhvilluar ekonomikisht vendin, për ta bërë shtetin adresë të sigurtë për çdo qytetar të Kosovës.