Zvicra i jep mbështetje Kosovës

Aktuale

Zvicra i jep mbështetje Kosovës

Më: 18 maj 2018 Në ora: 14:54
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe Jean-Hubert Lebet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Gashi falënderoi ambasadorin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i tij  për Kosovën, veçanërisht për MPB, kryesisht sa i përket çështjes së migrimit.

Në këtë takim ambasadori zviceran premtoi se shteti zviceran do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Të dy bashkëbiseduesit fokus të veçantë i dhanë çështjes së migrimit. Ata vlerësuan se ka pasur një bashkëpunim të mirë në çështjen e menaxhimit të migrimit dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat