Thaçi: Faza finale e dialogut shumë e vështirë për mua, ja kur marrim rekomandimin për vizat

Aktuale

Thaçi: Faza finale e dialogut shumë e vështirë për mua, ja kur marrim rekomandimin për vizat

Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:33
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se faza e fundit e dialogut me Serbinë do të fillojë pas disa javësh, derisa është shprehur optimist se në një periudhë nëntë mujore do të përmbyllet si marrëveshje.

Presidenti Thaçi në një konferencë për media, pas kthimit nga Samiti i Sofjes, ka thënë se samiti ka ritheksuar perspektiven evropiane të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kurse, sa i përket dialogut me Serbinë, ka thënë se perspektiva evropiane për aq sa ka favore ka edhe përgjegjësi dhe kosto.

Sipas tij, ky samit ka të veçantën e vet pasi Kosova për herë të parë në historinë e vet, ka marrë pjesë në një samit të tillë.

Thaçi: Kosova për herë të parë mori pjesë në samit si shtet i barabartë me shtetet e tjera

“Është hera e parë që Kosova  merr pjesë në një samit të këtij niveli si shtet i barabartë me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një fitore diplomatike për Kosovën dhe për të gjitha shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian që e njohin Kosovën dhe të tjerat që janë në proces të njohjes........ Deklarata e Sofjes përmban pika jashtëzakonisht të rëndësishme. Teksti i saj është dakorduar në mes të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pika kryesore e deklaratës është pika dy, që thotë qartë se BE riafirmon mbështetjen pa ekuivoke për perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në pikat tjera bën thirrje për vazhdimin e reformave në të gjithë sektorët “, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi shtoi se Kosova është përfaqësuar denjësisht dhe ka pas mundësi të prezantojë rezultatet pozitive konkrete në të gjitha fushat e diskutuara.

Ai përmendi takimet që ka pasur, duke thënë se interesimi i sinqertë i kancelares gjermane, Angela Merkel është parë që të bëjë bashkë edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku është konfirmua edhe një herë përkushtimi që të fillojë faza e fundit e dialogut, e cila do të rezultojë me marrëveshje ligjërisht të obligueshëm për palët dhe me njohje reciproke të ndërsjellët.

Thaçi përmendi edhe takimin me Mogerini dhe Presidentin e Serbisë, Vuçiq në selinë e BE-së në Sofie.

Thaçi: Do të jetë proces shumë i vështirë për mua

“U përsërit përkushtimi që të fillojmë përgatitjet për fazën përfundimtare të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët jemi të vendosura që të punojmë, që të arrijmë paqe të qëndrueshme stabilitet për shtetet tona, për popujt tanë por dhe reflektime edhe për rajonin në përgjithësi...... Do të jetë një proces shumë i vështirë për Kosovën, nuk do të jetë i lehtë fare as për Serbinë, më mirë të them do të jetë proces shumë i vështirë për mua si President i vendit, sikur që nuk do të jetë i lehtë as për Presidentin Vuçiq por ne nuk mund të mbesim pengë i së kaluarës, nuk mund të mbesim peng i opinioneve ngulfatëse për të lëvizur perspektiven evropiane, ne duhet të mendojmë për të sotmen dhe të ardhmen“, ka thënë Thaçi.

Ai shtoi se nuk e kemi komunitetin që t’i hynë ndonjë aventure të refuzimit të ofertës evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun përfundimtar me Serbinë, por gjithashtu nuk mund të ketë perspektivë për anëtarësim pa fqinjësi të mirë.

Thaçi: Perspektiva evropiane për aq sa ka favore ka edhe kosto

“Perspektiva evropiane për aq sa ka favore ka edhe përgjegjësi, ka edhe kosto, është rrugë shumë e vështirë, e gjatë, me plotë kokë dhimbje por ky është rrugëtimi i jonë i vetëm.....do të ishte jo korrekte prej meje të flas për çështje javësh, për çështje muajsh se ku do të përmbyllet por do të fillojë pas disa javësh ndërsa, unë jm optimist se një periudhë nëntë mujore do të përmbyllet si marrëveshje, do të jetë një provces i vështirë, me plotë komplikime, mund të ketë edhe të panjohura, nuk e besoj që do të ketë befasi por shpresë në këtë proces më jep përfshirja e fuqishme dhe unike e Bashkimit Evropian dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës“, ka thënë Thaçi.

Thaçi theksoi se Kosova prej 95 kritereve të kërkuara i ka implementuar në tërësi, prandaj pret që gjatë pjesës së dytë të muajit qershor të jetë deklarimi i Komisionit Evropian dhe pastaj të kemi edhe periudhat kohore të specifikuara se kur gjatë këtij viti mund të lëvizin lirshëm.

Thaçi: Po përgatitet faza e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova dhe Serbia nuk mund të mbesin pengje të së kaluarës dhe se të dyja vendet duhet të lëvizin përpara në agjendën evropiane, deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Samiti i Sofjes.

Gjatë një konference për media, Thaçi tha se në Sofje ka zhvilluar takime të rëndësishme si me liderët e vendeve të rajonit, ashtu edhe me ata të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ai përmendi se nga këto takime ka marrë mbështetje nga liderët evropianë, duke veçuar edhe takimin që ai ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të iniciuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ai tha se bashkë me presidentin e Serbisë ka marrë mesazhin e politikës evropiane se pa një fqinjësi të mirë ndërmjet dy shteteve, nuk mund të ketë lëvizje përpara, sidomos drejt Bashkimit Evropian.

"Ne nuk mund të mbesim peng i së kaluarës e as i opinioneve ngufatëse për të lëvizur më shpejt në perspektiven evropiane. Ne duhet të mendojmë për të sotmen dhe të ardhmen. Jemi zotuar para Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, dhe më pas edhe para kancelares gjermane, Angela Merkel, që të dyja vendet të punojmë me përgjegjësi për ta përmbyllur këtë proces të dialogut me një marrëveshje historike, ligjërisht obligative për të dyja vendet, e që do të nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe njohjet reciproke", theksoi Thaçi.

Ai para gazetarëve përsëriti se në fazën finale të dialogut me Serbinë, do të nevojitet që Kosova të ketë një unitet të forcave politike e institucionale.

"Gjithashtu, një nga konkluzionet më të rëndësishme apo edhe qëndrim, mund të themi lirisht që na është dhënë në në Samitin e Sofjes nga liderët e BE-së, është se pa fqinjësi të mirë asnjë vend i rajonit të Ballkanit nuk ka perspektivë evropian", tha Thaçi.

Ai theksoi se për procesin e dialogut, që sipas tij, do të vazhdojë shpejt është duke u konsultuar me të gjitha subjektet politike, duke përfshirë edhe ato të opozitës.

"Dialogu me Serbinë nuk është proces i një individi apo partie politike, është proces i vështirë e nuk do të jetë i lehtë, as për ne, as për Serbinë", u shpreh Thaçi.

****

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur para mediave pas përfundimit të Samitit të Sofjes mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit e ka quajtur historike, pasi, sipas tij, kjo ka qenë hera e parë që Kosova merr pjesë në një samit të tillë e barabartë me të gjitha vendet e rajonit.

Thaçi ka thënë se Kosova në këtë samit është përfaqësuar dinjitetshëm.

“Ne kemi arritur të marrin hapin shpejt, të zhvillojmë demokracinë dhe të zëmë hapin me vendet tjera”, është shprehur Thaçi.

Ai duke folur për deklaratën që ka dalë nga Samiti i Sofjes, ka thënë se pika dy e kësaj deklarate është më e rëndësishmja, ku konfirmohet mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Thaçi ka thënë se presin që në mesin e qershorit të marrin rekomandimin për vizat.

****

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të ketë një bashkëbisedim me gazetarë në lidhje me Samitin e Sofjes që është mbajtur dje në Bullgari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat