Kosova dhe Serbia nuk mund të mbesin pengje të së kaluarës dhe se të dyja vendet duhet të lëvizin përpara në agjendën evropiane, deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Samiti i Sofjes. Ai këto deklarata i bëri gjatë një konference për media.
Këto deklarime të tij, kur Presidenti Thaçi tha se nga marrëveshja finale në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dyja do të dalin fituese, profesor, doktor, Binak Maxharraj përmes një postimi në Facebook pyet se çka do të fitojnë secila nga këto shtete.
Profesor Maxharraj shkruan më tutje se Presidenti Thaçi ka ‘harruar’ se në një lojë nuk mund të jetë secili fitues dhe humbës.
Postimi i plotë:
THAÇI: Nga Marrëveshja finale me Serbinë do të fitoj edhe Kosova edhe Serbia.
Thënie e bukur:
Por nuk e tha së çka fiton Kosova e çka humbë Serbia,ose Çka fiton Serbia e humbë Kosova.
Thaçi ka harru se në një lojë nuk mund të jetë secili fitues e secili humbës.