Sot bëhet një vit nga vdekja e ish deputetit të LDK-së - Bota Sot
Sot bëhet një vit nga vdekja e ish deputetit të LDK-së

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Sot bëhet një vit nga vdekja e ish deputetit të LDK-së

Nga: H.O. Më: 18 maj 2018 Në ora: 17:39
Agim Kikaj

Sot janë bërë plotë një vit që nga vdekja e ish deputeti të Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj. Atë e ka kujtuar asambleistja e LDK-së në Komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se deputeti Kikaj do të mbetet një shëmbëlltyrë, i përkushtuar dhe intelektual që fliste me fakte dhe argumente.

Postimi i plotë:

Sot, bëhen një vit nga shkuarja në amshim të deputetit të LDK-së, Agim Kikaj.

Xhaxhi Agim, siq i pëlqente ta thrrisja do të mbetet shëmbëlltyrë për të gjithë ne, i përkushtuar dhe i dashur për të gjithë njerëzit, intelektual që zgjidhte të fliste me fakte e argumente.

I pa harruar qoftë kujtimi i tij, i pa shuar qoftë ideali i tij!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test