Kadri Veseli reagon pas përplasjes fizike mes Halitit e Gashit - Bota Sot
Kadri Veseli reagon pas përplasjes fizike mes Halitit e Gashit

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

Kadri Veseli reagon pas përplasjes fizike mes Halitit e Gashit

Më: 18 maj 2018 Në ora: 17:55
Kadri Veseli

Para pak çastesh në Kuvendin e Republikës ka ndodhur një përplasje fizike mes deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit dhe atij të LDK-së, Arben Gashit.

Kësisoj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar menjëherë pas kësaj situate aspak të mirë. Veseli ka theksuar se i respekton të gjithë, mirëpo sipas tij, për hir të familjeve dhe sakrificave sjelljet e pahijshme në legjislativ duhet të ndalen.

“Iu respektoj shumë të gjithë por iu kisha lutur të gjithë për hir të familjeve dhe sakrificës që të ndalen sjelljet e pahijshme në Kuvend.”, ka thënë Veseli.

Ndryshe,  gjatë seancës së djeshme Xhavit Haliti dhe Arben Gashi shpalosën sharje e fyerje ndërmjet vete.

Përplasja mes të dyve ka ardhur pasi që, Xhavit Haliti pasi ka mbushur fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuse e sulmon fizikisht deputetin Arben Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test