Limaj në Zagreb: Pavarësia e Kosovës, çështje e mbyllur. Serbia ta njohë këtë realitet - Bota Sot
Limaj në Zagreb: Pavarësia e Kosovës, çështje e mbyllur. Serbia ta njohë këtë realitet

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Limaj në Zagreb: Pavarësia e Kosovës, çështje e mbyllur. Serbia ta njohë këtë realitet

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:52
Fatmir Limaj

Pavarësia e Kosovës është çështje e mbyllur dhe Serbia duhet ta pranojë këtë realitet. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në konferencën e organizuar në Zagreb me temën “Përvoja e Shteteve të Ballkanit në zgjidhjen paqësore të konflikteve”.

Republika e Kosovës, Limaj thotë se ka  marrëdhënie shumë të mira me vendet fqinjë, dhe është e përkushtuar të ketë edhe me Serbinë.

Numri dy i qeverisë së Kosovës në fjalën e tij ka thënë se është koha që edhe Serbia të luajë rol konstruktiv dhe të pranojë realitetin e krijuar në Kosovë, si parakusht dhe mundësi për rajonin që të ecë përpara.

“Çështja e pavarësisë së Kosovës është temë e mbyllur dhe këtë e di e gjithë bota. Është koha që edhe Beogradi të reflektojë dhe ta pranojë këtë realitet. Me këtë veprim vlerësoj se Beogradi do t’i ndihmonte edhe vetes. Të drejtat e minoriteteve, përfshirë atij serb, janë të garantuara në Republikën e Kosovës, por Serbia duhet të heqë dorë nga pretendimet territoriale”, ka thënë ndër të tjera Limaj në këtë konferencë.

Më tutje, Limaj ka thënë se Serbia duhet të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës dhe se koha e shkëmbimeve territoriale ka përfunduar.

“Koha e pretendimeve territoriale dhe e shkëmbimeve të territoreve ka përfunduar. Janë teza të rrezikshme dhe as që duhet të konsiderohen si opsion. Këto teza kanë çuar në luftëra të përgjakshme në vitet e 90-ta. Koha është që të gjithë së bashku t'i japim mundësi rajonit që të integrohet në familjen e madhe evropiane”, thuhet ndër të tjera në llogarinë e Limajt në ‘Facebook’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test