Zgjedhen dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese - Bota Sot
Zgjedhen dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Zgjedhen dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Më: 18 maj 2018 Në ora: 19:02
Pamje nga seanca

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot ia dhanë mandatin 9 vjeçar si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dy kandidatëve nga komunitetet.

Radomir Llaban dhe Bajram Ljatifi kanë fituar nga 71 përkatësisht 58 vota për t’u zgjedhur anëtarë.

Ndërsa votimi për tre anëtarë shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese në raundin e parë nuk nxori asnjë fitues.

Nga 115 deputetë sa kishin votuar, 2 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.

Në këtë raund të votimit, më e votuara ka dalë Remzije Istrefi- Peci me 75 vota. Pas saj u radhitën Nexhmi Rexhepi me 60 vota, Safet Hoxha me 51, Shkëmb Manaj me 48, Hajzer Salihu me 40, Vigan Qorrolli me 37, Shqipe Ibraj- malaj me 11 dhe Nebojsha 0

Në raundin e dytë do të dalin: Remzije Istrefi- Peci, Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Shkëmb manaj, Hajzer Salihu dhe Vigan Qorrolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test