Zyrtari i PDK-së: Koha për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

Aktuale

Zyrtari i PDK-së: Koha për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

Nga: N.H Më: 19 maj 2018 Në ora: 11:37
PDK

Në 4-mujorin e parë të këtij viti, 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësive apo aksidenteve në komunikacion. Gjatë kësaj periudhe kohore, janë regjistruar rreth 5 mijë aksidente, statistika këto të publikuara nga autoritetet e rendit.

Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka shqiptuar 118. 743 tiketa për shkelësit e ligjit, përkatësisht rregullave të komunikacionit, thotë Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.

E lidhur me këtë, ka reaguar edhe zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, përmes një postimi në Facebook.

Ai bën thirrje që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në trafik, pas aksidenteve të shumta që po ndodhin në muajt e fundit.

“Koha për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në trafik, me dal ushtria në rrugë, s‘ka pshtim tjetër”, shkruan Gecaj.

Kujtojmë se Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka shqiptuar 118. 743 tiketa për shkelësit e ligjit, përkatësisht rregullave të komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat