Përfaqësuesi i BE-së: Kosova "kyçe për pranimin e Serbisë në BE"

Aktuale

Përfaqësuesi i BE-së: Kosova "kyçe për pranimin e Serbisë në BE"

Nga: H.O. Më: 21 maj 2018 Në ora: 21:36
Sem Fabrizi

Shefi i delegacionit të BE në Serbi, Sem Fabrizi ka thënë se Kosova është elementi kryesor në praniin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

"Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën dhe progresi në sferat e demokracisë dhe sundimit të ligjit janë dy forca lëvizëse pas pranimit të Serbisë në BE. Natyrisht, Kosova është elementi kyq", tha Fabrizi në një intervistë për mediat serbe.

Ambasadori i BE tha se Bashkimi Evropian e bëri shumë të qartë se sa e rëndësishme ishte kjo, prandaj ajo po ofronte 'shërbime të mira' në bisedimet Beograd-Prishtinë.

Kur e pyetën nëse Serbia do t'i thotë po pavarësisë së Kosovës, Fabrizi tha se BE-ja mbështeti neutralitetin e statusit dhe se normalizimi i plotë i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë kërkohej në formën e një marrëveshje të detyrueshme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat