Murati për dhunën në Kuvend: Problem është mungesa e dispozitave ndëshkuese e Rregullores - Bota Sot
Murati për dhunën në Kuvend: Problem është mungesa e dispozitave ndëshkuese e Rregullores

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

Murati për dhunën në Kuvend: Problem është mungesa e dispozitave ndëshkuese e Rregullores

Nga: G.B Më: 21 maj 2018 Në ora: 22:01
Përplasja Haliti-Gashi në Kuvend

Hulumtuesi i lartë në KDI, Artan Murati, ka komentuar situatën e kohëve të fundit në Kuvend, ku përpos përplasjes verbale, pati dhe përplasje fizike në mes deputetëve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se dhuna në parlament e ka zanafillën para se VV të ishte pjesë e Kuvendit, përcjell Bota sot.

Ai po ashtu ka thënë se problem është mungesa e dispozitave ndëshkuese në Rregulloren e Kuvendit.

Postimi i tij i plotë:

Me riaktualizimin e dhunes ne Kuvend, eshte riaktualizuar debati rreth kesaj ceshtjeje. Eshte interesante tendenca me e personifiku dhunen e veprimet joparlamentare me VV-ne. Ky eshte gabim. VV ka kundershtuar ceshtje politike ne menyra jokonvencionale, por dhuna parlamentare ne Kosove ka zanafillen shume para se VV te hynte ne Kuvend.

Problemin e bene me te madh edhe mungesa e dispozitave ndeshkuese per deputetet ne Rregulloren e Kuvendit. Madje edhe ato qe jane, sado te buta, nuk zbatohen. Mungon vullneti politik per rigorozitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test