Thaçi: Kosova e gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë,me përkrahje nga SHBA

Aktuale

Thaçi: Kosova e gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë,me përkrahje nga SHBA

Nga: N.A Më: 22 maj 2018 Në ora: 16:07
Presidenti I Kosovës, Hashim Thaci gjate takimit

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi përmes një njoftimi ne facebook ka njoftuar se është në forumin e sigurisë “To be Secure”  ku ka biseduar me rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë

Thaçi ka shkruar se Kosova  është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe me përkrahje të fuqishme nga SHBA-të.

Tutje presidenti I vendit ka thënë se përkrahja e SHBA-se do ta kemi gjithmonë

Më poshtë mund te lexoni statusin e plotë:

Në Forumin e Sigurisë “?? be Secure”, bisedova për forcimin e paqes në rajon dhe rrugëtimin tonë euroatlantik edhe me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer.

Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe me përkrahje të fuqishme nga SHBA-të.

Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe në këtë proces, njëjtë qysh e kemi pasur në çdo hap të rëndësishëm për shtetin tonë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat