Qeriqi tregon sa 10 marka në ditë kishte në dispozicion një ushtar i UÇK-së i lënduar rëndë

Aktuale

Qeriqi tregon sa 10 marka në ditë kishte në dispozicion një ushtar i UÇK-së i lënduar rëndë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 08:20
Xhevdet Qeriqi

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka theksuar se gjatë kohës së luftës ai ka qenë i plagosur dhe ka marrë shërbimin spitalor në Tiranë.

Ai në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se buxheti për një të plagosur aso kohe ka qenë vetëm 10 marka.

Sipas tij, ai me disa njësite të UÇK-së kanë pasur në duar rreth 200 mijë marka, të cilat në ato kohe, para të cilat kishin rënë në duart e forcave serbe.

“Kemi hasur në pritë nga forcat serbe. Kjo ka ndodhur pasi kishim bërë një rrugë të gjatë diku 24 orë, ku kishim rënë në priten e forcave serbe dhe shumë prej bashkëluftëtarëve ishin vrarë dhe disa tjerë ishim plagosur. Aty edhe na humbëm edhe paratë”, ka shtuar Qeriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat