Tahiri: Dialogu pritet të përfundojë me njohjen reciproke të të dyja shteteve

Aktuale

Tahiri: Dialogu pritet të përfundojë me njohjen reciproke të të dyja shteteve

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:24
Konferenca: ”Duke shtruar rrugën për ndërtimin e paqes dhe integrimin evropian - kontributi i Shoqërisë Civile në paqen dhe harmonia ndëretnike, me fokus në dialogun midis komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë”,

(E plotësuar) - Robert Muharremi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është i lidhur me objektivat e politikës së jashtme të Kosovës.

Sipas tij edhe pse në programin e qeverisë janë vënë pikat prioritare për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk ka pasur një lëvizje në këtë drejtim.

“Që nga viti 2008 Kosova është bërë në rreth 63 organizata ndërkombëtare. Kosova është anëtare në pak konventa shumëpalëshe. Ku jemi tani. E dimë që njohjet kemi pasur një numër bukur të lartë dhe keni tani rënie progresive në vitet e fundit. Kjo tregon që ka një lloj stagnimi sa i përket njohjeve bilaterale.”, tha Muharremi.

Sipas tij një ndër projektet kryesore është anëtarësimi në Interpol dhe kjo sipas Muharremit nuk ka ecur mirë.

“Ku janë problemet. Problemi është a i kemi votat. Na nevojitet 2/3 e anëtarëve që votojnë. E kemi dhe problemin e UNMIK-ut pasi që ky mision  ka  marrëveshje me Interpolin dhe komunikimi vazhdon me UNMIK-un. UNMIK-u ka shpreh rezervë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kemi risk real sa i përket Interpolit”, ka thënë Muharremi.

Ai ka bërë apel që MPJ dhe Zyra e kryeministrit dhe e presidentit t’i shikojnë pak instrumentet për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar.

Tahiri: Dialogu pritet të përfundojë me njohjen reciproke të të dyja shteteve

Paqja është arritur por për një paqe të qëndrueshme Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të arritur pajtimin.

Kështu u tha në konferencën: ”Duke shtruar rrugën për ndërtimin e paqes dhe integrimin evropian - kontributi i Shoqërisë Civile në paqen dhe harmonia ndëretnike, me fokus në dialogun midis komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë”, të organizuar nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore.

Ish-negociatorja e Kosovës, në dialogun Kosovë-Serbi  Edita Tahiri, vlerësoi se QTSGJ është shumë meritore në fuqizimin e grave.

"Për një paqe të qëndrueshme, roli i grave duhet të jetë qendror. Gratë duhet të jenë edhe në pozitat udhëheqëse, por edhe në nivelet tjera", u shpreh ajo.

 "Derisa ky dialog i shumë përfolur me paradokse të mëdha ka arritur që Kosova të shtrijë sovranitetin në pjesën veriore me instrumentet e saj që nuk kanë qenë para dialogut, ishte pikërisht ky dialog që ne arritëm t'i shuajmë paralelet serbe siç është policia, dogana, etj.  Ky dialog ka arritur të vendosë drejtësi dhe kemi vendosur kufirin në Veri. Në kuadër të këtij dialogu nuk ka pasur aq gra as nga ana e Kosovës e as nga ana e Serbisë. Kosova dha një provim të mirë kur vendosi kryenegociatorin femër, mua, ndërsa Serbia gjithmonë e pati kryenegociatkrin mashkull. Besoj se kjo do të ndryshojë me finalizimin e këtij dialogu që është njohja e shteteve mes vete", tha ajo. 

Tahiri tha se ka rënë përkrahja për OJQ-të, derisa ftoi Qeverinë e Kosovës që të përkrahë financiarisht ato.

 Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Driton Lajçi, tha se paqja është arritur, teksa bëri thirrje që të shtihet bashkëpunimi mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve.

 "Është e domosdoshme ecja drejt BE-së. Të zbatojmë kriteret në rrugën drejt integrimit, të mbështesim rrugën e integrimit evropian. Dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për harmoninë ndëretnike. Është shumë i rëndësishëm pajtimi jonë me serbët. Prandaj ne inkurajojmë bashkëpunim ndërmjet universiteteve, ndërmjet institucioneve, ndërmjet të rinjve, madje edhe mësimin e gjuhës së njëri-tjetrit", tha ai.

 Ky është rezultat i raporteve të ndërlikuara që kemi pasur historikisht. Carmen Meyer, drejtoreshë e CFD-së, theksoi se nuk ka mundësi të ketë paqe pa pjesëmarrje të barabartë.

***

Instituti i Prishtinës për Studime Politike mban tryezën me temë “Anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe INTERPOL”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat