Haradinaj, ende asnjë veprim për rishikimin e Demarkacionit me Malin e Zi - Bota Sot
Haradinaj, ende asnjë veprim për rishikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Aktuale

E diel, 21 tetor 2018

Haradinaj, ende asnjë veprim për rishikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:12
Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, ka qenë njëri nga kushtet kryesore që Kosovës ti hiqet regjimi i vizave.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë asnjë hap lidhur me formimin e ekipit punës për rishikimi e Demarkacionit me Malin e Zi, i cili parashihet me marrëveshjen e arritur mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentit të Malit të Zi, Flip Vujanoviç.

Kjo marrëveshje ishte arritur pasi Kosova për tri vite kishte dështuar të ratifikonte demarkacionin, për shkak të dyshimeve se po  humb territor.

Por, edhe pse janë bërë dy muaj nga ratifikimi i demarkacionit, nuk ka ndonjë gjë konkrete sa i përket fillimit të korrigjimit.

Nga Zyra për Komunikim me Publikun e Qeverisë së Kosovës, kanë se kjo çështje do të përfundojë në një të ardhme të afërt.

“Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Haradinaj është në kontakte të rregullta me homologun e tij malazez Markoviç dhe në një të ardhme kjo çështje do të marrë epilogun meritor”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  në shkurt kishte bërë të ditur se bashkë me homologun malazez kishin arritur marrëveshje e cila pas ratifikimit do të mundësonte rishikimin për çështjet e kontestuara.

Kjo marrëveshje kishte bërë që edhe dy ish-partitë opozitare  AAK-Nisma ta votojnë  demarkacionin, ndërsa që Vetëvendosje nuk kishte ndryshuar qëndrim , edhe pas kësaj marrëveshje.

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, ka qenë njëri nga kushtet kryesore që Kosovës ti hiqet regjimi i vizave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test