Pacolli krenar me atë çka ka bërë gruaja e tij për Kosovën - Bota Sot
Pacolli krenar me atë çka ka bërë gruaja e tij për Kosovën

Aktuale

E enjte, 18 tetor 2018

Pacolli krenar me atë çka ka bërë gruaja e tij për Kosovën

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:36
Pacolli krenar me atë çka ka bërë gruaja e tij për Kosovën

Zëvendëskryeministri njëherit ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se është krenar me gruan e tij, Mashan, për atë se çfarë ka bërë për Kosovën.

Pacolli ka njoftuar në Facebook se gruaja e tij ka vendosur në vitrina të rëndësishme botërore piktorët e rinj të Kosovës, si dhe punën e grave të Krushë.

Postimi i plotë i Pacollit:

Gjithmonë jam ndjerë krenar, nga krejt çfarë ka bërë shoqja ime Masha për Kosovën. Heshturazi, pa bujë, pak nga pak, por cilësisht, ajo ka vendosur në vitrina të rëndësishme botërore piktorët e rinj të Kosovës, artizanatin e krahinave tona, punën e grave të Krushës, etj, apo ka mbajtur të gjallë emrin e Ibrahim Kodrës nëpërmjet fondacionit me emrin e tij.

Në këtë punë të madhe, ajo ka treguar dashurinë për Kosovën, atdheun e dytë që e ka adoptuar. Ka mësuar fëmijët tanë ta duan Kosovën dhe të lidhen me të. Ka bërë gjithçka i duhet Kosovës për të lartësuar imazhin e saj, ka bërë diplomaci kulturore. Kësisoj ka ndihmuar të rinjtë e talentuar dhe kreativë që duan hapësirë për idetë dhe veprat e tyre në tregun e madh të Europës dhe të krejt botës.

Sot puna e Mashës, e ministrisë së mjedisit, ministrisë së kulturës të Kosovës, e artistëve të tjerë që kanë bashkëpunuar në një projekt shumë krijues, do shpërfaqet në atë që është Vitrina Kryesore e Artit Europian dhe ndoshta dhe Botëror. Në Bienalen e Venecias për arkitekturë, sot Kosova do të paraqitet me një Instalacion mbresëlënës.

Në Qendrën Kulturore Evropiane në Venedik, nën përkujdesjen e fondacionit “Ibrahim Kodra Sëiss Foundation” te udhëhequr nga Masha, gjithashtu është hapur ekspozita me foto të Kosovës dhe me punimet artistike të artistëve të rinj duke përfshirë edhe fëmijët me autizëm, fëmijët nga SOS fshati dhe nga komuniteti rom.

Për më shumë do t’ju bëj me dije sot gjatë ditës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test