“Rugovën deshën ta vrisnin në ditën e zgjedhjeve”

Aktuale

“Rugovën deshën ta vrisnin në ditën e zgjedhjeve”

Më: 24 maj 2018 Në ora: 20:45
Ibrahim Rugova

Adnan Merovci tregon se si u sulmua Rugova më 24 maj 1992

Kosova nën okupimin serb megjithatë organizoi zgjedhjet e para presidenciale.

Me gjithë rrezikun që barte ky proces u organizua para 26 vjetësh ku kosovarët shfrytëzuan të drejtën e votës.

E gëzimi i gati 900 mijë qytetarëve që votuan për kryetarin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte tragjik për dikë, raporton Frontal.

Në fshatin Leshan të Pejës, ditën e 24 majit, u vra veprimtari Tahir Berisha i angazhuar në këtë proces zgjedhorë.

Tahiri, cilësohet si heroi i parë i zgjedhjeve të lira.

E siguria e atëhershme, ishte e tensionuar në shumë forma.

Ditën e zgjedhjeve, Rugova shpëtoi nga sulmi që u bë vetëm pak metra larg tij.

Ky veprim kishte shqetësuar familjen Rugova e posaçërisht nënën e tij e cila e kishte lutur bashkëpunëtorin e tij, Adnan Merovcin.

Njeriu që i qëndroi afër Rugovës në momentet më të vështira të tij, flet për emocionet që kishte ish presidenti, për zgjedhjet e para.

E kishte edhe diçka që ish-presidentit i kishte mbetur peng.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat