Veseli: Kemi talent dhe krijues të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës

Aktuale

Veseli: Kemi talent dhe krijues të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës

Më: 24 maj 2018 Në ora: 21:00
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës në Bienale, ka thënë se “diplomacia kulturore është pjesë e domosdoshme e afirmimit tonë ndërkombëtar”.

Postimi i Veselit në Facebook:

I përgëzoj artistët tanë dhe Ministrinë e Kulturës për prezentimin dinjitoz që i bënë Kosovës në Bienalën e Venecias, një ngjarje kjo kulturore me rëndësi globale. Njësoj si në fushën e sportit, edhe në atë të artit e kulturës, kemi talente dhe krijues të jashtëzakonshëm. Duhet t’i mbështesim ata, sepse përmes krijimtarisë së tyre nderohet dhe njihet vendi ynë. Diplomacia kulturore është pjesë e domosdoshme e afirmimit tonë ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat