Hoxhaj: Duhet unitet mes forcave politike për dialogun me Serbinë - Bota Sot
Hoxhaj: Duhet unitet mes forcave politike për dialogun me Serbinë

Aktuale

E martë, 16 tetor 2018

Hoxhaj: Duhet unitet mes forcave politike për dialogun me Serbinë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:24
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ia jep të drejtën Kushtetuta e Kosovës që ta përfaqësojë Kosovën në dialog me palën serbe.

Megjithatë, Hoxhaj ka thënë se për dialog “duhet të ketë unitet mes forcave politike”.

“Kemi mbërritur këtu ku jemi sot si vend, falë fuqisë, vullnetit të pathyeshëm, dhe konsensusit, gjetjes së gjuhës së përbashkët”, është shprehur Hoxhaj.

Dialogu duhet të ketë mbështetje prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë Hoxhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test