Abdullahu: Kam frikë se do të ketë lëshime në formimin e Asociacionit

Aktuale

Abdullahu: Kam frikë se do të ketë lëshime në formimin e Asociacionit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:42
Faton Abdullahu

Publicisti Faton Abdullahu i ftuar ne emisionin “Kontakt”, tha se dialogu po bëhet që ti sigurohet një lloj pushteti komunitetit serb, që është një çeshtje shumë e ndjeshme për Kosovën, nga bota perëndimore është shumë e ndjeshme sa i përket të drejtave te njeriut, është e habitshme si Presidenti vjen deri ne një pozite të thotë se do të kete leshime në formimin e Asociacionit.

Platforma aktuale e qeversië, e kërkon që perfundimi i dialogut të jetë njohja reciproke, por serbët do të vazhdojnë ta kundërshtojnë dhe të jene agresiv në politiken e tyre, në anën tjeter nuk është asgjë e re që Serbia mban raporte shumë të mira me Brukselin dhe në anën tjeter raportet më të mira me Rusinë, por kur do të vije koha kam frikë se do të kete leshime, prandaj konsideroj që shtetet e bashkuara janë vonuar në involvimin në këtë cëshjte, cfarë janë ato lëshime që po kërkohen, një asociacion mund të na kushtojë shumë humbje për Kosovën, më mirë të ketë dialog të mbrendshëm mbrenda tryezave siç po organizohen dhe të shkojmë në zgjedhje të reja dhe ti mveshim institucionet me njerëz të rinj të cilët do të dijnë ti mbrojnë interesat e Kosovës, e kjo më se miri bëhet duke shkuar në zgjedhje te reja të jashtzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat