Sot shpallet aktgjykimi kundër Sali Mekajt

Aktuale

Sot shpallet aktgjykimi kundër Sali Mekajt

Më: 28 maj 2018 Në ora: 08:08
Sali Mekaj

Gjykata Themelore e Prishtinës do të shpallë sot vendimin ndaj Sali Mekajt ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, i cili akuzohet për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj dhe tre të pandehurve tjerë Vlora Goranit, Mentor Seferaj dhe Ali Seferaj.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Salih Mekaj, në cilësinë e personit zyrtar ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë për vete dhe për persona të tjerë.

Mekaj i ka premtuar të pandehurës Vlora Gorani se do të angazhohet për caktimin e shqyrtimit gjyqësor në dy raste, si dhe ricilësimin juridik të veprave penale, nga veprat penale më të rënda në ato më të lehta, në mënyrë që dy të pandehur në ato raste të lirohen nga paraburgimi.

Insajderi në serinë e saj “Dosja e Shefave” kishte shkruar sesi Mekaj ishte emëruar në krye të Gjykatës së Apelit me ndihmën e Xhevat Grabovcit, kushëri i Adem Grabovcit i cili kishte ndërmjetësuar që Mekaj të zgjidhet kryetar i Gjykatës më të madhe në Kosovë.

Të dy Grabovcët janë zbuluar nga një përgjim i fundvitit 2011, duke komunikuar që Mekaj të bëhet kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat