Haradinaj: Kosova e përkushtuar për partneritet politik me Kroacinë

Aktuale

Haradinaj: Kosova e përkushtuar për partneritet politik me Kroacinë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 11:59
Pamje nga takimi Haradinaj - Grupi i Miqësisë së Mirë Kosovë – Kroaci

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se Kroacia është partner politik dhe strategjik i Kosovës dhe gjithashtu është një shembull i mirë për t’u ndjekur në fushën e integrimeve euroatlantike.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me Grupin e Miqësisë së Mirë Kosovë – Kroaci, të kryesuar nga Andrija Mikuliq, ku është biseduar për bashkëpunimin politik, fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe ndërtimi i raporteve të mira fqinjësore.

“Mbështetja e shtetit kroat është shumë e rëndësishme për fazën në të cilën gjendet Kosova, në rrugën e integrimeve, liberalizimit të vizave, njohjet e reja, si dhe anëtarësimi në Interpol dhe UNESCO. Me popullin dhe shtetin kroat na lidhin shumë gjëra të përbashkëta nga e kaluara, por edhe për të ardhmen”, tha Haradinaj.

Nga ana tjetër, Andrija Mikuliq, kryesues i ‘Grupi i Miqësisë së Mirë Kosovë – Kroaci’, falënderoi popullin e Kosovës për mbrojtje dhe ndërtimin e shtetit kroat në kohën kur Kroacisë i duhej ndihma e të tjerëve dhe shprehu qëndrimin e palëkundur karshi Kosovës, për rrugën e saj euroatlantike.

Haradinaj nga delegacioni kroat mori mbështetje edhe për përkrahjen e Kosovës në agjendën evropiane nga europarlamentarët kroatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat