Milaim Zeka: Dy persona tentuan të më kidnapojnë

Aktuale

Milaim Zeka: Dy persona tentuan të më kidnapojnë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 14:48
Milaim Zeka

Dy persona para dhjetë ditëve kanë dashur që ta rrëmbejnë deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismas, Milaim Zekën.

Personat i kishin dal Zekës në rrugë pas orës 24:00. Rastin, deputeti i Kuvendit e ka paraqitur në Polici.

Rreth rrëmbimit të tij ka folur deputeti Milaim Zeka. 

“Rasti ka ndodhur pas orës 24:00. Dy persona ka qenë. Nuk dua që të deklarohem rreth rastit. Unë që moti kam kërcënime. Rastin e kam raportuar në polici. Unë nuk dua që të japi detaje të tjera. Flisni me policinë”, i ka thënë medias Milaim Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat