“Ky Kuvend duhet të shpërndahet sa më parë”

Aktuale

“Ky Kuvend duhet të shpërndahet sa më parë”

Nga Më 28 maj 2018 Në ora: 19:28
Kuvendi i Kosoves

Njohësi i çështjeve politik dhe juridike, Blerim Burjani, ka thënë për “Bota sot” se duhet të krijohen rregullore me decidive , pasi të gjithë e kanë kuptuar se në kuvend nuk ka vend pune për të gjithë, por shumë prej tyre kanë marr paga prej buxhetit të qytetarëve.

Sipas tij, në Kuvendin e Kosovës dështojnë jo vetëm komisionet, por dështon edhe votimi.

Image
Blerim Burjani

“Në kuvend askujt nuk i intereson për popullin veç për interesat dhe përfitimet e veta personale edhe pse mandatin e kanë marr prej popullit. Këta njerëz paga marrin deri sa të përfundon mandati, apo deri në shpërndarje të kuvendit. Aty madje nuk ka as rregulla të precizuara, p.sh çfarë është ajo nëse deputeti e lëshon seancën dhe nuk ka arsye? Pra gjithmonë ndodh kështu me këtë deputet duke u larguar para kohe ose në gjysmë të seancave të kuvendit dhe duke bllokuar kuvendin për të votuar. Pra këto gjëra gjithmonë kanë ndodhur në kuvend, madje me po këta njerëz është bërë proces i rregullt i ndodhive pra duhet të ndalë sa më parë. Ky kuvend duhet të shpërndahet sa më parë dhe të shkohet në zgjedhje, dhe partitë duhet saktë të din kënd ta propozojnë për deputet e jo gjithkënd”, ka thënë njohësi i çështjeve politike dhe juridike Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat