Veteranët i kërkojnë Qeverisë 343 mijë euro, duan të shkojnë në det dhe në banjë

Aktuale

Veteranët i kërkojnë Qeverisë 343 mijë euro, duan të shkojnë në det dhe në banjë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 23:42
Ilustrim

Veteranët e luftës së UÇK-së po duan të shkojnë në deti. Disa, po preferojnë banjat veçse, paratë për këtë i kërkuan nga Qeveria e Kosovës.

Edhe dy kërkesa të reja nga veteranët i shkuan Qeverisë së Kosovës. Nëpërmjet tyre ish luftëtarët e UÇK-së po kërkojnë nga ekzekutivi që këtë vit një pjesë e tyre të shkojë nëpër banjë e të tjerë në det.

Sipas kryetarit të Organizatës së Veteranëve të luftës, Hysni Ngucati, kërkesat bëhen për nevoja shëndetësore.

“Për deti i kemi kërku për 1500 veteran, ndërsa për banjë 300 veteranë. Për det janë afër 300 mijë euro, ndërsa për banjë mbi 43 mijë euro”, ka thënë Ngucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat