Hoti: Shteti i Kosovës po degradohet, të bëhemi bashkë për ta ndaluar atë

Aktuale

Hoti: Shteti i Kosovës po degradohet, të bëhemi bashkë për ta ndaluar atë

Nga: A.S Më: 29 maj 2018 Në ora: 09:55
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur kritik ndaj politikës së jashtme të Kosovës.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar së politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defanzivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit të Thaçit.

Ky është komenti i tij i plotë:

DIPLOMACIA E KOMPROMETUAR E SHTETIT TË KOSOVËS

Politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defanzivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit të Thaçit. Krejt shërbimi diplomatik i Kosovës është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të tij personal. Televizioni publik RTK veç sa nuk ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit.

Disa vende kanë dhënë shenja se do ta ri-shqyrtojnë njohjen e Kosovës.

Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve.

Ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse.

Kjo është diplomacia e Kryeministrit Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Veseli, si dy partnerët kryesorë të koalicionit.

Komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalohet sa më parë. Diplomacia e Kosovës duhet të kthehet në funksion të shtetit të Kosovës.

Ata që i duan të mirën këtij vendi duhet të bëhen bashkë dhe të mbështesin LDK-në dhe partnerët e saj për të ndaluar degradimin e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat