Presidenti Thaçi niset për vizitë zyrtare në Austri

Aktuale

Presidenti Thaçi niset për vizitë zyrtare në Austri

Më: 29 maj 2018 Në ora: 13:06
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Austri, ku do të pritet nga kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Sipas një njoftimi nga zyra e presidentit  Thaçi  në Vjenë do të bisedojë me kancelarin e Austrisë për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në rrafshin politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor.

“Gjithashtu, presidenti Thaçi do të kërkojë mbështetje nga kancelari austriak për dinamizmin e perspektivës evropiane të Kosovës, meqë Austria do ta marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit në takim do të bisedohet edhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces ky i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga shtetet mike të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Vjenë, presidenti Thaçi do të takojë edhe ish-presidentin austriak, Heinz Fischer, si dhe ish-kancelarin austriak, Wolfgang Schüssel. Kreu i shtetit do të takohet edhe me miq të shumtë austriakë që kanë kontribuar në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe do të zhvillojë takime edhe me personalitete të tjera të jetës publike dhe politike në Austri”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat