Dështon mbledhja e Komisioni për Zhvillim Ekonomik për shkak kuorumit

Aktuale

Dështon mbledhja e Komisioni për Zhvillim Ekonomik për shkak kuorumit

Më: 29 maj 2018 Në ora: 13:18
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka dështuar ta mbajë mbledhjen si pasojë e mungesës së kuorumit.

Edhe pas rreth gjysmë ore pritje, anëtarët që kishin ardhur në mbledhjen e Komisionit lëshuan sallën, meqë as vetë kryetarja e këtij Komisioni Sala Berisha nuk erdhi.

Të vetmit që kishin ardhur në mbledhje ishin deputetët, Dardan Sejdiu, Hykmete Bajrami, Adem Hoxha dhe Duda Balje.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme, Komisioni në rend dite kishte shqyrtimin e disa raporteve dhe projektligjeve, ndër to edhe shqyrtimin e Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për 2017 dhe shqyrtimin e Raportit me amendamente i Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat