Qeveria miraton statusin e “Trepcës”

Aktuale

Qeveria miraton statusin e “Trepcës”

Më: 29 maj 2018 Në ora: 17:31
Trepça

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Bordit mbikëqyrës, për statutin e shoqërisë nacionale Trepça.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.

Haradinaj: Kjo është një kthesë e madhe

“Sot vërtetë është një ditë e madhe për Kosovën, për vendin  se Qeveria e vendit  po miraton statutin e kompanisë së re Trepça , në pronësi të Kosovës në tërësi. Dhe po ia mundëson parlamentit të vendit me konfirmu këtë në bazë të ligjit që vet parlamenti e ka nxjerr dhe kësisoj me kthy Trepçën në kompani të aftë me operu, në bazë të rregullave të biznesit. Ky është një ndryshim i madh krahasuar me këto 20 vjet. Është  kthesa ndoshta  më e madhe që ka mujt me ndodh, në krejt ato angazhimet tona ekonomike deri sot”, tha Haradinaj.

Statusi përcakton Qeverinë e Republikës së Kosovës pronare të 80% të aksioneve, kurse pronarë të 20 % të aksioneve do të janë punëtorët, sipas Ligjit për Trepçën. ,,TREPÇA” SH.A. themelohet me transformimin e njësive biznesore:

1. Minierat me Flotacion Trepça - Stan Tërg

2. Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë  

3. Minierat me Flotacion Kopaonik - Leposaviq.

Bazuar në studimin e qëndrueshmërisë dhe arsyetimin ekonomik e financiar, në përbërje të ,,TREPÇA” SH.A do të formohen edhe këto njësi biznesore:

1. Metalurgjia e Plumbit;

2. Metalurgjia e Zinkut;

3. Industria Kimike.

Pas miratimit nga Qeveria, Statuti i shoqërisë aksionare ,,TREPÇA” SH.A, dërgohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe aprovim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat