Thaçi jep detajet e takimit me Kurtz, Mustafa vendimtar në hapjen e rrugës për liberalizimin e vizave

Aktuale

Thaçi jep detajet e takimit me Kurtz, Mustafa vendimtar në hapjen e rrugës për liberalizimin e vizave

Më: 29 maj 2018 Në ora: 17:44
Presidenti i Kosovës Hashim Thaci me kancelarin austriak Sebastian Kurtz

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për një vizitë zyrtare në Austri, ku edhe është takuar me kancelarin Sebastian Kurz.

Pas takimit me të, në një prononcim për media, Thaçi ka thënë se me kancelarin Kurz kanë diskutuar për çështjet e rëndësishme të Kosovës si dhe ka marrë mbështetje nga ai për rrugëtimin e Kosovës për në Bashkimin Evropian.

“Austria ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe tani është mbështetëse e fortë për konsultimin e shtetit të Kosovës. Diskutuam për mbështetjen që Austria duhet t’i jep Kosovës për anëtarësim në Interpol. Por gjithashtu diskutuam edhe për mbështetjen e Austrisë si një zë me influencë në familjen Evropian për mbështetjen sa i përket liberalizimit të vizave, dhe kjo mbështetje do të ndodh pasi Kosova ka përmbushur kriteret. Nga 1 korriku Austria do të marrë rolin udhëheqës në presidencën evropiane, dhe kjo do të bëj që të ketë një dinamik dhe energji të mbështetjes sa  përket dialogut Kosovë-Serbi që pritet të fillojë në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.

Unë besoj që ky dialog do të përfundojë shumë shpejt me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në të gjitha organizatat. Përfundimi i dialogut do të jetë “Win-Win” (të dy shtetet do të dalin fituese)”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, sa i përket liberalizmit të vizave, Thaçi është i bindur se Komisioni Evropian do të dal me një raport pozitiv, pasi tashmë, sipas tij, janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

E ky suksese, sipas tij, i atribuohet të gjithëve që janë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes, e posaçërisht LDK-së dhe Isa Mustafës të cilët votuan për përmbylljen e ratifikimit të Demarkacionit.

“Ne duhet të fokusohemi në suksesin që do të arrijë Kosova.  Suksesi i liberalizimi të vizave i takon të gjithë skenës politike, medias, parlamentit, e opozitës. Unë e theksojë se ata që votuan për Demarkacionin, roli i tyre ka qenë vendimtar, e sidomos LDK, e  Isa Mustafa, ishin vendimtar që të hapet rruga e liberalizimit të vizave”, ka theksuar Thaçi.

Thaçi: Njohja reciproke, fitorja më e madhe e të dyja vendeve

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar sot në Vjenë se askush nuk kërkon cenimin territorial dhe integritetit të vendit tonë dhe se njohja reciproke është fitorja më e madhe për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

Ai këto komente i bëri pas takimit që kishte me kancelarin austriak Sebastian Kurtz, me të cilin ka biseduar për mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe integrimet evropiane.

Thaçi ka përkujtuar se Austria tradicionalisht është mbështetëse e fuqishme e Kosovës në procesin e shtetbërjes dhe prej vendeve të para që ka njohur vendin tonë dhe sot është mbështetëse e konsolidimit të Kosovës dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Thaçi: Austria mbështet fuqishëm Kosovën

“Diskutuam me kancelarin Kurtz për mbështetjen që Austria do t’i jep Kosovës për anëtarësim në Interpol, por edhe për një mbështetje më të fuqishme të Austrisë si zë me influencë në familjen evropiane... Kjo mbështetje do të ndodhë pasi që Kosova ka implementuar 95 kriteret e nevojshme dhe të kërkuara nga Komisioni Evropian që kanë të qenë e ndjeshme, jashtëzakonisht si çështja e demarkacionit me Malin e Zi, por edhe tash është inkurajuese qëndrimi i BE-së për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që po tregojnë institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka përkujtuar se nga 1 korriku Austria merr rolin e presidencës së BE-së dhe dialogu që do të vazhdojë në fund të qershorit apo në fillim të korrikut do të ketë rol të rëndësishëm mbështetës edhe nga Austria.

Image

Thaçi: Austria zë unik për Kosovën

“Vetëm një zë unik evropian, ku një rol të rëndësishëm do ta ketë Austria gjatë periudhës gjashtëmujore, korrik deri në janar të vitit të ardhshëm dhe ishte një zotim i fuqishëm edhe i kancelarit se do të mbështesë këtë proces”, ka thënë Thaçi.

Ai e ka pranuar se procesi i dialogut me Serbinë nuk do të jetë i lehtë, ndërsa ka shprehur besimin se do të jetë i suksesshëm.

Thaçi: Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e BE-së

“Ky proces nuk do të jetë fare i lehtë, por shpresoj se do të jetë i arritshëm, e në të njëjtën kohë do të jetë win-win edhe për Kosovën, edhe për Serbinë. Kur flas win-win, flas në kuptimin e asaj se dy vendet tona do të jenë pjesë e BE-së, ndërsa në fund të këtij procesi do të ndodhë njohja reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Dialogu me negociatat me Serbinë, sipas kreut të vendit, duhet të vazhdojë në qartësimin e asaj se si të realizohen objektivat dhe se duhet të bashkohen energjitë e reja për sukses të plotë.

Image

Thaçi: Njohja reciproke, fitorja më e madhe e të dyja vendeve

“Askush prej nesh nuk kërkon për të cenuar sovranitetin, integritetin territorial, por kërkon që të jemi fleksibil, të jemi kreativ, të gjejmë kompromise sa më të rëndësishme me tërë standardet dhe kriteret evropiane, andaj njohja reciproke është fitorja më e madhe e të dyja vendeve”, ka thënë presidenti Thaçi.

Duke folur rreth liberalizimit të vizave, presidenti Thaçi nuk ka përmendur ndonjë datë të saktë se kur mund të ndodhë kjo, por tha se Kosova ka implementuar të gjitha kriteret e kërkuara dhe se nuk ka asnjë arsye të mos ndodhë rekomandimi pozitiv.

Presidenti Thaçi drejtpërdrejt nga Vjena

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci po qëndron në një vizitë zyrtare në Vjenë të Austrisë.

Ai është takuar me kancelarin austriak Sebastian Kurtz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat