Kelmendi: E more Hashim Thaçi, po poshtë ke rënë

Aktuale

Kelmendi: E more Hashim Thaçi, po poshtë ke rënë

Nga: N.A Më: 29 maj 2018 Në ora: 18:22
Hashim Thaçi

Njohësi I çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi përmes një postimi ka shkruar çështjet  në të cilat presidenti Hashim Thaçi sipas Kelmendit ka gabuar dhe ka vepruar dëmshëm.

Kelmendi ka theksuar se nga presidenti Hashim Thaçi janë nënshkruar shumë marrëveshje të dëmshëm si asociacioni, çështja e territorit etj.

Gjithashtu Kelmendi ka shtuar se është kundër çdo marrëveshje me Serbin nëse ajo rrjedhe nga humbja e shtetësisë dhe e territorit te Kosovës me ndërtimin e Asociacionit. 

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

E more Z. Thaci po poshte ke rene!

"Fleksibilitet, kreativitet dhe kompromise moderne".
Jane kero thenje te z. Thaci.

Fleksibilitet
Me kete kuptohet bisedimet me cdo kriminel serb, pavaresisht duareve me gjak qe i ka, kuptihet ne luften e ashper kunder kombit shqiptar.

Kreativitet
Kjo kupton ideologjin e bashkepunimit me okupatroin shoveno-fashist ndaj shqiptareve pa shikuar te kaluaren.

Kompromis
Kuptohet ndertimi i nje pushteti te vecant serb me Asociacion.

Keto elemente u theksuan nga z. Thaci.

Nuk ka fare dyshim se z.Thaci eshte shume i perkatitur per te ndertuar nje Asociacion funksional dhe me kompetenca politike e ekzekutive, si forme dhe mjet per te shkuar ne nenshkrimin e marreveshjes me Shtetin serb.

Eshte tradheti e madhe dhenia e Asociaonit sipas me Marreveshjes se vitit 2013 i Republikes ne emer te gjoja intergrimeve, sepse kur e shkateron vendin, nuk ke fare se cka do te intergron.
Jam kunder cdo marreveshje me Serbin nese ajo rrjedhe nga humbja e shtetesise dhe e territorit te Koseves me ndertimin e Asociacionit. 
Ne asnje marreveshje politike nuk ka marreveshje te dobishme per te dyja palet. Natyrisht se varet shume se cka edhe diskutohet dhe cilat tema jane ne kompromise.
Nuk eshte ceshtja e territorit serb ne diskutim, as Lugina e Presheves, por eshte territori i Kosoves, gje qe bene te qarte se kompromisi i Thacit eshte ne deme te teresise territoriale te Kosoves.

Krejte kjo dergon te nje perfundim:
Nuk duhet kurre te nenshkruhet asnje marreveshje qe e demeton territorin dhe nuk ka reciprocitet midis shteteve per te drejtat nacionale.
Cdo qendrim tjeter eshte i demshem.
Dua te theme se kurrenje marreveshje nuk ka efekt pa e pranuar populli i Kosoves me anen e Referendumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat