Thaçi: Duhet të bashkohemi, demarkacioni me Serbinë do të jetë i tmerrshëm

Aktuale

Thaçi: Duhet të bashkohemi, demarkacioni me Serbinë do të jetë i tmerrshëm

Më: 29 maj 2018 Në ora: 21:20
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar unifikim të skenës politike kur bëhet fjalë për çështje nacionale.

Ai, në një emision tha se nëse ka përçarje të tilla procesi i demarkacionit me Serbinë do të jetë i ‘tmerrshëm’.

“E pamë se si e kyem demarkimin me Malin e Zi dhe Maqedoninë. Por çka do të ndodh me Serbinë? Do të jetë proces i tmerrshëm demarkimi me Serbinë, sepse nuk ka pasur kufi kurrë. Ne e dimë përafërsisht ku ka qenë, por jo në vija të sakta”, tha Presidenti Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke kërkuar mbështetje në fazën e fundit të këtij procesi. Ai ka thënë se procesi do të përfundojë me njohje të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat