Në mbledhjen e Qeverive shqiptare “ka pasur acarim të raporteve”

Aktuale

Në mbledhjen e Qeverive shqiptare “ka pasur acarim të raporteve”

Më: 30 maj 2018 Në ora: 00:00
Foto nga mbledhja e Qeverive shqiptare

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu mbledhjet mes Qeverisë së Kosovës dhe asajë të Shqipërisë i ka quajtur si spektakle mediale.

Gërxhaliu duke folur për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë është ndalur me theks të veçantë të mbledhja e fundit e Qeverive shqiptare e mbajtur vitin e kaluar, në “Click” tha se ka informacione se në mbledhjen e fundit të Qeverive ka pasur acarim të raporteve të delegacioneve të Kosovës në Shqipëri siç ka thënë ai për hir të një arrogance dhe nënçmimi jozyrtarë saqë disa edhe e kanë lëshuar mbledhjen.

“Në këtë formë nuk avancohet bashkëpunimi ekonomik. Dhe kur dy luftojë i treti fiton, fiton Greqia, Serbia, Italia, Maqedonia dhe në mbesim ata që do të eksportojmë edhe më tutje para të gatshme” ka thënë Gërxhaliu.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e Qeverive shqiptare ishte mbajtur me 27 nëntor në Korçë ku edhe ishin nënshkruar disa marrëveshje. Palët ishin dakorduar në atë mbledhje se qyteti i Pejës do të jetë nikoqiri i takimit të ardhshëm të dy Qeverive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat