Haradinaj: Në vjeshtë të fillojmë një mobilizim për pastrim të mbeturinave

Aktuale

Haradinaj: Në vjeshtë të fillojmë një mobilizim për pastrim të mbeturinave

Më: 30 maj 2018 Në ora: 10:23
Haradinaj në Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm

(E plotësuar)- Gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është e mirë, dhe për këtë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar mobilizim për pastrim të përgjithshëm të mbeturinave në vjeshtë.

Këto komente i pari i ekzekutivit i bëri në Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se është koha e fundit që të reagojmë për mbrojtjen e ambientit pasi që gjendja nuk është e mirë.

Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë që në vjeshtë të bashkohen dhe të bëjnë një pastrim të përgjithshëm të mbeturinave.

Haradinaj: Në vjeshtë të fillojmë me një pastrim gjeneral?

“Në vjeshtë ta bëjmë një herë një pastrim gjeneral në Kosovë prej mbetjeve prej mbeturinave që janë hedhur kudo këto 20 vite, disa janë mbeturina të ngurta pra material ndërtimor, disa janë plastike e mbeturina tjera, ka mbeturina metalike e mbetje të makinave e plotë mbeturina tjera që janë hedhur në vazhdimësi për 20 vite edhe sot ato i shohim dhe vërtet sot ato janë turpi jonë, turpi i Kosovës që i kemi gjithkund ato nëpër lumenj, rrugëve kudo që kalon. Kam pasur dëshirë ta bëjë këtë tani në pranverë, edhe kam pas mendua me e bë, por vegjetacioni e ka mbuluar është dyfish punë tani me shku me i hjek këto mbeturina për shkak se vegjetacioni veç ka kryer punën e vetë. Mirëpo në vjeshën e vonë duke prej shtatorit besoj në shtator e dhjetor kur bie vegjetacionit kishim mund ta bënim një aksion të përgjithshëm gjithë bashkë me i largua”, tha Haradinaj.

Kryeministri ka folur edhe për energjinë e ripërtëritshme e cila sipas tij po ndikon në infrastrukturën publike si dhe po krijon vende të reja të punës.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova  u shpreh se përkundër  investimeve që BE-ja i ka bërë për  mjedisin në Kosovës, vendi ka bërë progresit të vogël në mbrojtjen e ambientit.

Duke thënë se gjendja e mjedisit është shqetësuese Apostolova i dha tri mesazhe për  ruajtjen e mjedisit, ku shtoi se  Kosova duhet që të ndryshojë perceptimin e saj sa i përket mbrojtjes së ambientit.

Apostolova: Kosova duhet të rifokusojë vëmendjen e saj mbi reformat që kanë ndikim në shëndetin?

“Mesazhi im i dytë është për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin evropian. Zhvillimi i qëndrueshëm ka të bëjë edhe me integrimin evropian të Kosovës  dhe se me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) përcaktohet rruga e Kosovës për në BE. Komuniteti kyç i BE-së për mjedisin është një nga më ambiciozët në botë. Mungesa e vëmendjes ndaj tij dhe zbatimit të tij mund të ndikojë seriozisht në të gjitha fazat e integrimit evropian. Kosova duhet të rifokusojë urgjentisht vëmendjen e saj politike mbi reformat që kanë një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien e popullatës. Kosova në rrugën e saj evropiane do të duhet të afrohet me standardet e BE-së dhe qëllimet afatgjata të strategjisë. Mesazhi im i tretë do të jetë për zhvillimin e qëndrueshëm, ekonominë dhe investimet. BE-ja është investitori dhe partneri tregtar më i madh në Kosovë. Më shumë se 50 milionë euro të parave të taksapaguesve të BE-së janë investuar tashmë në sektorin e mjedisit vetëm në dhjetë vitet e fundit. Megjithatë, furnizimi i pakontrollueshëm dhe shumë ndotës i energjisë nuk është vetëm rrezik për shëndetin për qytetarët e Kosovës, por krijon edhe paqëndrueshmëri për investime, punë dhe zhvillim të biznesit”, tha Apostolova.

Sipas saj politika e energjisë në Kosovë duhet të vendoset në një kontekst më të gjerë të një vizioni gjithëpërfshirës dhe afatgjatë dhe planit të veprimit konkret.

Kurse, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj tha se misioni i saj dhe i Qeverisë është që ta pastrojnë Kosovësn dhe ta shpëtojnë nga degradimi i mëtejshëm.

Sipas saj legjislacioni në fuqi për mjedisin është në përputhje me atë të Bashkimit Evropian, po që janë duke i bërë edhe disa plotësim ndryshime për t’iu përgjigjur me efektivitet nevojave për politika bashkëkohore.

Reshitaj tutje i ka përmendur disa nga problemet me të cilat ballafaqohet mjedisi në vend.

Reshitaj: Synojmë fuqizimin e planifikimi hapësinor

“Ndikimet negative si ndërtimet pa kritere, përdorimi i teknologjive të vjetruara, mungesa e trajtimit të ujërave të zeza, ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit, menaxhimi i dobët i mbeturinave, shfrytëzimi i egër i resurseve natyrore paraqesin problemet kryesore mjedisore në vendin tonë...13;58” Synim kemi fuqizimin e planifikimit hapësinor, regjistrimin e informatave për tokën, rregullimin e fushës së ndërtimit me rregulla teknike ndërtimore në harmoni me standardet e BE-së, rritjen e qasjet së banimit të përballueshëm dhe të përshtatshëm me gjendjen ekonomike të familjeve dhe rritjen e vlerës së fondit banesor, fuqizimin e inspektoratit”, ka deklaruar Reshitaj.

Ministrja Reshitaj  duke kërkuar që të rritet buxheti për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, iu bëri thirrje të gjithë spektrit politik që të punojnë  së bashku për çështjet mjedisore

Gjatë kësaj konference për mjedisin u prezantua edhe një video  e përgatitur nga KFOR-i ku u prezantuan bukurinë natyrore që i ka Kosova, dhe pamje e ndotura të tyre.

Java për Zhvillim të Qëndrueshëm organizohet për herë të parë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Përfaqësuesen e Posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim (GIZ) dhe Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) dhe do të zgjas deri më 5 qershor.

Haradinaj e quan bërllokun turp të Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është i kënaqur me gjendjen e ambientit në vend, ndonëse kanë marrë veprime.

Këtë deklarim ai e ka bërë në Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, pjesë e së cilës është edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Sipas Haradinajt është koha e fundit që duhet të kuptohet rëndësia e ambientit për jetën.

"Një punë qe dua ta them sot dhe shpresoj se edhe Albena Reshitaj  do të më ndihmojë së bashku me BE, KFOR-in, FSK-në e policinë, në vjeshtë ta bëjmë një pastrim gjeneral kudo nga mbeturinat që janë hedhur në këto 20 vite dhe këto janë turpi Kosovës, kam pas dëshirë ta bëjmë në pranverë por në vjeshtën e vonë nga shtatori  deri në dhjetor kur bie vegjitacioni duhet me i largu ato mbeturina", tha Haradinaj.

Natalia Apostolova duke shprehur vazhdimin e përkrahjes BE-së për Kosovën me qëllim të përmirësimit të ambientit përcolli tri mesazhe.

Në këtë konferencë ajo po ashtu tha se  Kosova duhet që të ndryshojë përceptimin e saj sa i përket mbrojtjes së ambientit.

" BE është investuesi më i madh në Kosovë. Më shumë se 15 milionë euro para të taksapaguesve janë investuar në 10 vitet e fundin në mjedisin. Kjo është njëra prej brengave më të mëdha që politika e energjisë në Kosovë duhet të vendoset në një kontekst më të gjerë dhe plan konkret", u shpreh ajo.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj  tha se synim kanë përmirësimin e gjendjes në mjedis fuqizimin e planifikimit hapësinor, rritjen e qasjes së banimit të përballueshëm, fuqizimin e inspektoratit.

Ajo tutje shtoi se si ministre i ka vënë vetës mision që të pastrojë dhe të gjelbëroj vendin dhe për këtë ajo kërkoi rritje të buxhetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat