Deputeti i LDK-së pyet Haradinaj: Cili është roli i koordinatorëve?

Aktuale

Deputeti i LDK-së pyet Haradinaj: Cili është roli i koordinatorëve?

Nga: N.H Më: 30 maj 2018 Në ora: 11:29
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli thotë se tash e sa kohë ka shtruat pyetjen për emërimin e koordinatorit të Qeverisë së Kosovës Besnik Tahirit. Ky emërim u bë para disa muajsh dhe deputeti Avdyli e ka adresuar këtë pyetje prej atëherë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Avdyli thotë se kjo dhe 3 pyetje të tjera janë ende në sirtarët e Qeverisë, përcjell "Bota sot".

Ja postimi i plotë:

Njëra nga 4 pyetjet e mia parlamentare të palexuara që po pret në sirtarët e Qeverisë. Pyetja është për një KOORDINATOR i pasqaruar në përgjegjësi e që fatkeqësisht po vazhdojnë të krijohen të tjerë.

Çështja: Keni krijuar një lloj agjencioni apo komiteti për reforma shtetërore ku koordinator keni emëruar Besnik Tahirin ,një organizim i paqartë dhe i pakuptueshëm në përgjegjësi dhe kompetenca.

Pyetja: z. Kryeministër cila është fusha dhe veprimtaria e këtij organizimi paralel për reforma kur dihet se reformat sektoriale po bëhen ne secilën ministri, pse u dashka të krijohen poste te reja për zyrtaret e juaj, apo kjo është mënyra e re për rehatimin e zyrtarëve tuaj te pasistemuar në poste Ministrash e zëvendës ministrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat