Molliqaj: Nga tash, Kosova dhe Shqipëria pa Roaming

Aktuale

Molliqaj: Nga tash, Kosova dhe Shqipëria pa Roaming

Nga: N.H Më: 30 maj 2018 Në ora: 13:01
Dardan Molliqaj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro Rezolutës për heqjen e tarifave të roamingut me Shqipërinë.

Rezoluta e propozuar nga GP i PSD-së, ka marrë 69 vota pro, përcjell “Bota sot”.

E, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj ka falënderuar deputetët që votuan rezolutën për ta hequr Roaming-un në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Molliqaj shpreson se Qeveria e Kosovë do t’i filloj punimet sa më shpejtë për zbatimin e plotë të kësaj rezolute të votuar nga Kuvendi i Kosovës.

Ja postimi i plotë i Molliqajt:

Nga tash, Kosova dhe Shqipëria pa Roaming 

Falënderoj të gjithë deputetët që votuan rezolutën që e paraqita në emër të PSD-së për ta hequr Roaming-un në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Tash e tutje do të komunikojmë me njëri tjetrin sikurse brenda vendit, pa shpenzime shtesë.

Shpresoj që Qeveria e Kosovë do t’i filloj punimet sa më shpejtë për zbatimin e plotë të kësaj rezolute të votuar nga Kuvendi i Kosovës.

Urime të gjithëve 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat