“EULEX-i dështoi në Kosovë”

Aktuale

“EULEX-i dështoi në Kosovë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 30 maj 2018 Në ora: 16:14
EULEX-i

Përfundimit të mandatit të EULEX-it në qershor, po i gëzohen fort krerët banditër të PAN-it, me bandat e tyre në shtet, qeveri, parlament.

Ata në pamundësi për ta përzënë fare, tani po ngulmojnë ta zhveshin atë nga përgjegjësitë ekzekutive, monitorimi, duke e reduktuar rolin e EULEX-it, thjeshtë, këshillimor.

Opininisti, Nexhat Haziri, në lidhje me këtë çështje ka thënë për “Bota sot”  se tani është e kuptueshme që institucionet e Kosovës, respektivisht PAN-i, të kërkojë që EULEX-i, mandati i së cilit përfundon në qershor, të kërkojnë që rroli i këtij mision evropian për sundim të ligjit në tash e tutje të jetë vetëm këshillues.

Image
Nexhat Haziri

“Por nga ana tjetër, ky misioni cili patë zbritur në Kosovë me pompozitet të madh, e që në një farë forme u pritë me entuziazëm nga qytetarët e Kosovës, për të vend drejtësi dhe ligj në vendin tonë, nuk bëri kush e di çfarë. Them me plotë bindje se ky mision dështoi në atë për të cilin edhe kishte ardhur, pra për vendosje dhe forcim të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Por tani më afrimin e fillimit të funksionimit të Gjykatës Speciale, EULEX-i mund të kthehet në një mision mbështetës për Gjykatën Speciale të Kosovës, dhe kjo është arsyeja që institucionet, sidomos zyrtar të lartë të shtetit që pritet t’iu ngritën akuza, e duan EULEX-in vetëm si një mision me mandate këshillues për gjykatat e Kosovës. Pra mendoj se kjo është arsyeja e institucioneve të Kosovës sa i përket kërkesës së tyre në raport me EULEX-in. Është e kuptueshme që institucionet e Kosovës, respektivisht PAN-i, të kërkoj që EULEX-i, mandati i së cilit përfundon në qershor, të kërkojnë që rroli i këtij mision evropian për sundim të ligjit në Kosovë, tash e tutje të jetë vetëm këshillës”, ka thënë opinionisti Haziri.

Ai ka thënë se ky mision dështoi në atë për të cilin edhe kishte ardhur, pra për vendosje dhe forcim të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

“Por tani më afrimin e fillimit të funksionimit të Gjykatës Speciale, EULEX-i mund të kthehet në një mision mbështetës për Gjykatën Speciale të Kosovës, dhe kjo është arsyeja që institucionet, sidomos zyrtar të lartë të shtetit që pritet t’iu ngritën akuza, e duan EULEX-in vetëm si një mision me mandate këshillues për gjykatat e Kosovës. Pra mendoj se kjo është arsyeja e institucioneve të Kosovës sa i përket kërkesës së tyre në raport me EULEX-in”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat