Task-forcë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Aktuale

Task-forcë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Më: 30 maj 2018 Në ora: 17:00
Ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka propozuar themelimin e një task-force, e cila do të merrej me identifikimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Këtë propozim ai e dha në debatin që po mbahet rreth të drejtave të punëtorëve, të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se ngado që shkon has në ankesa të punëtorëve për mos respektim të të drejtave të punëtorëve.

Veseli: Mos të përfundojë kjo seancë vetëm me një rezolutë

“Do të ishte mirë që pas kësaj seance mos të përfundojë me një rezolutë, të ketë një task-forcë, e cila do të jetë tre muaj, gjashtë muaj dhe takohemi prapë kah pjesa e tetorit-nëntorit edhe një herë. Pikërisht rreth të njëjtës temë, do të jetë task forcë shumë partiake, do të jetë me rol edhe investigues. Ta bëjmë një situatë në të cilën duhet të jetë shteti ynë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat