Për pak eskalon situata në Vjenë, serbët provojnë të pengojnë promovimin e librit për Thaçin

Aktuale

Për pak eskalon situata në Vjenë, serbët provojnë të pengojnë promovimin e librit për Thaçin

Më: 30 maj 2018 Në ora: 20:05
Akademia Diplomatike e Vjenës promovon librin biografik “New State, Modern Statesman”

Tash e disa ditë, mediat në Serbi kanë shkruar për promovimin e librit biografik për Hashim Thaçin, që është promovuar sot nga Akademia Diplomatike në Vjenë.

Por, duke mos u mjaftuar me kaq, sot një grup i serbëve që ishin futur në sallën ku po mbahej promovimi kanë reaguar ashpër, duke akuzuar Akademinë Diplomatike të Vjenës se po i krijon hapësirë promovimit të një librit të Thaçit, të cilin ata e kanë quajtur kriminel.

Reagimi i shqiptarëve të pranishëm në këtë eveniment ishte gjithashtu i shpejte, të cilët duke brohoritur emrin e Thaçit, kanë bërë që serbët të lëshojnë menjëherë sallën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat