Thaçi apo Kurti udhëheqës i dialogut? Molliqaj befason me përgjigjen

Aktuale

Thaçi apo Kurti udhëheqës i dialogut? Molliqaj befason me përgjigjen

Më: 30 maj 2018 Në ora: 23:38
Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, duke folur për dialogun me Serbinë ka thënë se mes Presidentit Thaçi e Albin Kurtit, procesin e dialogut do t’ia besonte më shumë këtij të fundit.

“Prirja e parë që ka me thanë është Albin Kurti. Dmth, nuk ke se si e mendon ndryshe”, ka theksuar Molliqaj.

Ndër të tjera, Molliqaj ka kërkuar të dijë rreth platformës që udhëheqësit kosovarë, do t’ua shtronin gjatë dialogut.“Më shumë se sa çështje e besimit, kisha deshtë edhe prej Kurtit e cilit do tjetër me ditë, cila është platforma që duhet me e negociuar me Serbinë.

Serbia i ka dorëzuar tri oferta si platforma për dialogun që ka me vazhdua, Kosova asnjë platformë nuk e ka dorëzuar në institucionet relevante”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj, gjatë debatit ka folur edhe për rëndësinë e miratimit të rezolutës për hapjen e kufirit dhe heqjen e roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat