Haradinaj lut opozitën: Të vendosim bashkë për dialogun me Serbinë

Aktuale

Haradinaj lut opozitën: Të vendosim bashkë për dialogun me Serbinë

Më: 31 maj 2018 Në ora: 12:16
Ramush Haradinaj

Platforma e miratuar nga Qeveria për fazën finale të dialogut është në duart e deputetëve dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka lutur të gjitha partitë që të përfshihen në këtë proces.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk duhet të lidhur me rolin e Presidentit dhe se kërkon nga të gjithë, edhe nga opozita, që të ulen në tavolinë dhe të flasin për fazën finale të dialogut me Serbinë. “Ju kisha lutur që të mos rrini jashtë këtij procesi sepse pasojat do të ishin të mëdha. Ftesa ime është për të gjithë, pa hezitim, që të jemi të gjithë në tavolinë”, ka thënë kryeministri Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat