PDK: Serbia po bën politikë obstruktive

Aktuale

PDK: Serbia po bën politikë obstruktive

Më: 31 maj 2018 Në ora: 14:15
Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Sala Berisha-Shala, në seancë e sotme, ka deklaruar se sistemi elektro-energjetik i Kosovës po përballet me sfidën më të madhe që nga paslufta, e me këtë edhe KOSTT-i, si ndërmarrje publike që menaxhon rrjetin elektrik transmetues të nivelit të tensionit 110 kw, 220 kw dhe 40 kw.

Berisha-Shala: Serbia po bënë politikë obstruktive

“Sipas marrëveshjes politike për energjinë, nënshkruar në Bruksel në vitin 2013, është dashur të regjistrohet dhe licencohet furnizuesi me energji elektrike elektroserver konform ligjeve të Kosovës për pjesën veriore të Kosovës. Një gjë e tillë sot e kësaj dite nuk ka ndodhur si pasoj e obstruksioneve të vazhdueshme që po bënë Serbia përmes operatorit transmetues të Serbisë, me mos aplikimin e licencimit të këtij furnizuesi”, u shpreh ajo.

Seanca ka shkuar në pauzë deri në ora 15:00, ku pritet të vazhdohet me interpelanca tjera të kryeministrit Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat