Hoxhaj: Ndarje të Kosovës? Jo, faleminderit

Aktuale

Hoxhaj: Ndarje të Kosovës? Jo, faleminderit

Më: 31 maj 2018 Në ora: 15:56
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj është deklaruar në lidhje me deklaratën e ambasadorit rus në Beograd Alexander Chepurin se Rusia e pranon ndarjen e Kosovës nëse kjo është zgjidhja më e mirë për Serbinë.

Hoxhaj ka thënë se çdo ide për ndarje është burim i konflikteve të reja.

Ambasadori rus Alexander Chepurin ka deklaruar për mediat serbe se Rusia pranon ndarjen e Kosovës nëse Serbia e vlerëson se është zgjidhja më e mirë për të.

" Fjala e  ambasadorit për ndarjen është një përpjekje për të importuar qasjen ruse në  ndarje që nga Euroazia në Ballkan. Kufijtë e Ballkanit janë të pandryshueshëm dhe çdo ide e ndarjeve është një burim konflikti." Jo, faleminderit!" , ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat