Serbia kërkon të pengohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Aktuale

Serbia kërkon të pengohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Më: 31 maj 2018 Në ora: 18:28
Interpol

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq dhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, u takuan sot për bisedime për vazhdimin dhe forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në planin e kundërshtimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, është diskutuar për rezultatet e arritura deri më tash dhe është pajtuar për masa tjera strategjike dhe koordinimin për të penguar hyrjen e Kosovës në Interpol, transmetojnë mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat