Vetëvendosje kërkon marrëveshje të qartë koalicioni me Shpend Ahmetin

Aktuale

Vetëvendosje kërkon marrëveshje të qartë koalicioni me Shpend Ahmetin

Më: 31 maj 2018 Në ora: 20:38
Visar Ymeri, Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Ka nisur një “kacafytje” e madhe në mes të PSD-së së Shpend Ahmetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në rrjetin social facebook. E gjithë kjo, pas shkarkimit të Aksionarit të Ndërmarrjes Publike Banesore, Qendrim Sahiti i cili vjen nga PSD-ja.

Shkarkimi që u indua nga Lëvizja vetëvendosje, për të cilin votuan PDK dhe LDK, u cilësua si bashkëpunim më PDK-në nga PSD, shkruan lajmi.net.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Ylli Rugova që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, po kërkon marrëveshje të qartë qeverisëse në mes të LVV-së e PSD-së në Komunën e Prishtinës, pas ngjarjes që ndodhi sot në KK të Prishtinës.

Ky është reagimi i plotë i, Ylli Rugova

Kjo që ndodhi sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës tregon se është i domosdoshëm formalizimi i një koalicioni të mirëfilltë të PSD-së edhe me Vetëvendosjen në Komunën e Prishtinës.

Pas shkëputjes së kryetarit të komunës nga Vetëvendosja, dhe ndërprerjes së bashkëpunimit për implementim të programit të përbashkët zgjedhor në Prishtinë, është e domosdoshme të bëhet kjo marrëveshje e re. Për këtë program kanë votuar qytetarët dhe për këtë program bashkarisht kemi garuar në zgjedhje.

Nuk kemi hesapë që për inate politike të sakrifikojmë projektet qenësore për qytetarët e Prishtinës. Udhëheqja e cila nuk e mundëson këtë koalicion është udhëheqje e cila s’e ka prioritet qytetarin.

Prishtina nuk ka kohë për inate personale, Prishtina ka nevojë për punë serioze drejt ndërtimit të kryeqytetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat