Selimi: LDK s'është e gatshme për zgjedhje, PSD po koordinohet me partitë në pushtet

Aktuale

Selimi: LDK s'është e gatshme për zgjedhje, PSD po koordinohet me partitë në pushtet

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 00:01
Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se përveç partisë së tij, partitë e tjera opozitare nuk janë të gatshme ta rrëzojnë qeverinë e vendit.

Sipas Selimit, Qeveria do të binte këtë javë, nëse partitë e tjera opozitare do të ishin po aq të vendosura sa VV’ja.

Ai ka thënë në televizionin T7, se mungon “një bashkëveprim, një koordinim” mes partive opozitare për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Selimi ka vlerësuar se partitë e tjera opozitare “s’janë të gatshme të shkojnë në zgjedhje”.

Ai ka akuzuar partitë e tjera opozitare për marrëveshje me qeverinë për shkuarjen në zgjedhje.

Sipas Selimit, deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, tani pjesë e Partisë Socialdemokrate, po koordinohen me pushtetin për shumë iniciativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat