Thaçi në Londër, takon Ashton

Aktuale

Thaçi në Londër, takon Ashton

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 09:08
Hashim Thaçi vizitën në Londër e ka filluar mbrëmë me një darkë, ku e pranishme ishte edhe baronesha Catherine Ashton

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se vizitën në Londër e ka filluar mbrëmë me një darkë, ku e pranishme ishte edhe baronesha Catherine Ashton.

Thaçi ka thënë se Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve.

“Vizitën time në Londër, e fillova mbrëmë me një darkë së bashku me miqtë e Kosovës, gjeneralin Sir Mike Jackson, baroneshën Catherine Ashton, znj.Cherie Blair dhe ish ministrin për Evropë, Jim Murphy. Këto personalitete përfaqësojnë periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës: përpjekjen për liri, çlirimin, pavarësinë dhe fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

Para Britanisë, Thaçi qëndroi për vizitë në Vienë të Austrisë ku u takua me kancelarin Sebastian Kurz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat