Hoti: Po bëhet luftë speciale për përçarjen e LDK-së

Aktuale

Hoti: Po bëhet luftë speciale për përçarjen e LDK-së

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 13:19
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se po bëhet luftë special për përçarjen e LDK-së duke përdorur platformën për dialog do të dështojë.

Ai përmes një postimi në Facebook se “luftë e njëjtë zhvillohej edhe para disa muajsh, duke shfrytëzuar marrëveshjen e demarkacionit”.

Postimi i plotë:

Lufta speciale për përçarjen e LDK-së duke përdorur platformën për dialog do të dështojë.

Luftë e njëjtë zhvillohej edhe para disa muajsh, duke shfrytëzuar marrëveshjen e demarkacionit.

Atëherë dhe prapë tash, LDK-ja do të dalë unike dhe do të jetë gardiane e shtetit të Kosovës.

LDK po punon shumë për të hequr qafe këtë regjim që po dëmton interesat e shtetit çdo ditë dhe po zhvat pasurinë publike në të gjitha format.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat