“Hashim Thaçi de facto është kryetar i LDK-së”

Aktuale

“Hashim Thaçi de facto është kryetar i LDK-së”

Nga: D.RR Më: 1 qershor 2018 Në ora: 16:43
Hashim Thaçi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, përmes një statusi në Facebook, ka “sulmuar” Lidhjen Demokratike, pasi kjo e fundit thuajse pranoi që Thaçi të jetë udhëheqës i bisedimeve me Serbinë.

Sipas Talit, Hashim Thaçi është de facto edhe kryetar i LDK-ës.

Serbia është në lufte (politike) frontale me Kosovën.

Postimi i plotë i Talit:

Pas humbjes së luftës së  armatosur ku Serbia vrau  mbi 10 mijë civilë të pafajshëm, dogji dhe shkatërroi 100 mijë shtëpia të civilëve shqiptarë, dhunoi mbi 20 mijë gra shqiptare, plaçkiti çka gjeti para vetës, tashti e sa vite bënë luftë politike kundër Kosovës.

Për dallim nga humbja militare, ketë politikë është duke e fituar duke ju falënderuar kryesisht komandant Hashim Thaçi, i cili është de facto edhe kryetar i LDK-ës.

Sa komandant i dobët është Hashim Thaçi, e argumenton fakti se Serbia pas gjithë atyre krimeve ka arritur që viktimat (Kosovën dhe shqiptarët) t'i akuzoje për krime të luftës.

Dhe, pas gjithë atyre dështimeve, LDK është pajtuar që kryetari i saj faktik, komandant Hashim Thaçi, ta udhëheqë Kosovën edhe në këtë ofensivën e radhës qe e ka përgatitur Serbia.

Ec e mos plase!   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat